Kosovare Asllani po bëhet legjendë në Real Madrid, shënon gol përsëri

Skuadra e grave e Real Madridit e ka mposhtur Rayo Valecanon me rezultat 3-1.

Në mesin e realizatoreve për Mbretërit ishte edhe Kosovare Asllani.

Shqiptarja që mbron ngjyrat e Suedisë ka shënuar golin e dytë në këtë sfidë.

Ky është goli i dytë i Kosovares këtë sezon me skuadrën e Real Madridit.

Reali aktualisht është në vendin e 12-të me 4 pikë pas tri ndeshjesh.