Kosovare Asllani humb në finale të Lojërave Olimpike

Kombëtarja e Kanadasë në konkurrencën e femrave ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” pasi ka mposhtur në finale Suedinë, pas ekzekutimit të penalltive (3-2), pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.

Suedia e Kosovare Asllanit ishte e pafat, pasi mund të fitonte medaljen e artë në kohën e rregullt, por lëshuan terren nga fundi i pjesës së dytë.

Në fund, Asllani dhe kombëtarja skandinave u mposhten në penallti dhe u desh të mjaftoheshin me medaljen e argjendtë.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi Suedisë dhe pas shumë rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 34-të me anë të Stina Blackstenius, e cila shënoi për 1-0 pas asistimit të Asllanit.

Në penallti, më të sakta ishin vashat kanadeze, të cilat arritën të konkretizojnë tri nga gjashtë penalltitë dhe të fitojnë me rezultat 3-2 ndaj Suedisë, e cila shënoi vetëm dy nga gjashtë gjuajtjet.

Asllani ishte e pafat duke humbur penalltinë e parë për suedezet.

 

 

 

Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Shaqirit

Zyrtare: Demiral bashkohet me Atalantën