Kosova Zurich – Hajvalia, ja rezultati dhe shënuesit

Ndeshja miqësore e zhvilluar ndërmjet Kosovës së Zurichut dhe Hajvalisë, ka përfunduar 3:2 në të mirë të hajvaliasve.

Ndeshja u zhvillua në Cyrih duke filluar nga ora 19:30, ndërkohë që golat për Hajvalinë u shënuan nga sulmuesi Fillim Guraziu, mesfushori Shkëlqim Pacolli dhe mbrojtësi Liridon Leci.

Hajvalia gjatë fazës përgatitore në Zvicër kas luajtur edhe ndaj Dardanisë së Baselit, ku ka fituar 2:0, derisa nga skuadra e Superligës së Zvicrës Sion, pësoi me rezultat 5:1.