Kosova zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes kundër Gjeorgjisë.

“Dardanët” këtë muaj do zhvillojnë tre takime, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë do jetë kundër Gjeorgjisë me 2 shtator, derisa Kosova është duke zhvilluar stërvitjen e parë.

Në stërvitje vërehet atmosferë e mirë te “Dardanët” që mundohen të japin më të mirën para përzgjedhësit Bernard Challandes.

Ndërkohë, për këto ndeshjes, Kosova do këtë mungesa siç janë: Arbër Zeneli, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova.

Pas Gjeorgjisë me 2 shtator, Kosova do pres Greqinë dhe Spanjën, në datat 5 respektivisht 8 shtator.

Dallku: Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë

Vazhdon rrëfimi i ish-gruas së Mahrez: U konvertova në islam për shkak të tij, kurse ai mori vendimin e papritur