Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në orët e paradites në kryeqytetin e Hungarisë, ku nesër në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Dardanët në orët e pasdites e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj përballje në temperatura të larta, por pa ngarkesë të madhe.

Në këtë seancë nuk ka arritur të stërvisë Milot Rashica, i cili ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen e kaluar kundër rumunëve.

Giresse tregon objektivin e qartë të Kosovës për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Hamdi Namani rikthehet te Llapi