Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me Rumaninë.

Ekipi ynë do të përballet nesër mbrëma (6 shtator) nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Grupi 2 i Ligës C.

Dardanët edhe në stërvitjen e sotme janë shfaqur të motivuar dhe plotësisht të gatshëm për nismë të mbarë të edicionit të Ligës së Kombeve.

Franco Foda dhe Vedat Muriqi ishin në konferencë për media para se të zhvillohej seanca stërvitore.

Trajneri dhe sulmuesi i Kosovës thanë se tashmë e njohin lojën e Rumanisë dhe do të synojnë vetëm fitore.

Elseid Hysaj përjashtohet nga Lazio, nuk përfshihet fare në listën e ndeshjeve të Serie A dhe Ligës së Evropës

Lucescu shpreson që të ketë atmosferë sportive në ‘Fadil Vokrri’