Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ‘finale’ ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Britaninë e Madhe.

“Dardanët” u stërvitën në “Derby Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e nesërme, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:15.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) bëri te ditur se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer dhe se për shkak të një shqetësimi fizik në stërvitje nuk u paraqit Arbios Mushkolaj, ndërsa lojtarët tjerë punuan me përkushtim të plotë.

FHK theksoi gjithashtu se “synimi është i qartë – tjetër fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe avancimi në fazën tjetër të kualifikimeve për Euro 2026”.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, përfundoi me fitoren 30:22 të Kosovës. /Gazeta Olle/

Bayerni mposht me rezultat të pastërt Hoffenheimin, mban hapin në garën për titull

Hendboll: Kosova luan për fitore në udhëtim te Britania e Madhe