Kosova zhvillon ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese, përballet me Uellsin në udhëtim

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese, që është edhe e fundit.

Dardanet do të kenë punë me Uellsin me fillim nga ora 19:00 në Parc y Scarlets në Lanelli.

Kjo është ndeshja e gjashtë kualifikuese e vashave kosovare dhe e fundit njëkohësisht në kuadër të Grupit 4 të Ligës së Kombeve.

Nga pesë ndeshje deri më tani, Kosova ka pësuar po aq humbje duke mos arritur të shënoj as një gol.

Vashat e trajneres Anneli Andersen, synojnë që të shkaktojnë befasi ndaj Uellsit që ndodhet në pozitën e parë në Grup. /Gazeta Olle/

Prishtina vazhdon me transferime, prezantohet qendërsulmuesi Sunday Akinbule

“Ku është Musiala?”, Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre