Kosova zhvillon miqësore ndaj Jordanisë, ky pritet të jetë formacioni me Primoz Glihan në stol

Kosova sonte (e mërkurë) zhvillon një ndeshje miqësoren ndaj Jordanisë.

“Dardanët” kërkojnë vetëm fitore pas dy humbjeve radhazi në muajin e kaluar, kundër Suedisë, respektivisht Gjeorgjisë.

Yjet si Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Zymer Bytyqi nuk do jenë të pranishëm në këtë takim.

Duke marrë parasysh se përzgjedhësi i përkohshëm, Pramoz Ghila, ka punuar nën urdhrat e Bernard Challandes, nuk do ishte çudi në rast që preferon të luajë në sistemin 4-2-3-1.

Përballja nis në ora 18:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.


Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen e sotme:

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj; Dresevic, Berisha; Rashica, Idrizi, Zhegrova; Muriqi.


Gjithçka që duhet të dini për Jordaninë: Stili i lojës, vlera e Kombëtares, renditja dhe rezultatet e fundit

Serhat Sehit është trajneri i ri i KB Rahoveci