Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Estonisë

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para deshjes ndaj Estonisë, në stadiumin “Kadrioru” në Tallinn.

Dardanëve i është bashkuar edhe Andi Hoti nga Kombëtarja A, pasi që Diar Vokrri është lënduar dhe nuk ka udhëtuar fare me ekipin e Kosovës.

Nga ana tjetër futbollisti Ardit Tahiri nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme për shkak të kartonëve.

Përzgjedhësi i Kosovës Afrim Tovërlani e konsideron të vështirë ndeshjen e nesërme, ndërsa thotë se me Shpresat e Kosovës do të japin maksimumin:

“Na pret një ndeshje e vështirë, duke i pasur parasysh disa faktorë, siç është udhëtimi sepse kemi udhëtuar gjatë, pastaj kemi mungesa, ku përveç futbollistëve të cilët kanë munguar ndaj Polonisë, nuk do t’i kemi në dispozicion as Ardit Tahirin dhe Diar Vokrrin. Problemi kryesorë ka qenë ta rikthejmë anën psikologjike tek futbollistët nga humbja ndaj Polonisë. Ndonëse gabimet ishin të pafalshme në atë humbje, tashmë e kemi lënë mbrapa. Presim një ndeshje të vështirë, por do të luftojmë me të gjitha forcat që ta kryejmë ashtu siç na përket, duke pasur parasysh se është edhe ndeshja e fundit në grup”, theksoi Tovërlani.

Do theksuar se kjo do të jetë ndeshja e fundit për gjeneratën 2002/03, njëherësht e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Shpresat e Kosovës përballen me Estoninë nesër mbrëma nga ora 17:00 (18:00 sipas kohës lokale në Tallinn).

Gjeorgji-Shqipëri: Vendos goli i Asllanit, Shqipëria merr tre pikë nga Tiblisi

Tuci flet pas ndeshjes: Për Shqipërinë sakrifikoi gjith