Kosova U21 zhvilloi ndeshjen e radhës testuese

 Kombëtarja e Kosovës U21 e cila po qëndron për përgatitje në Antalia, sot e ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese.

Përballë të përzgjedhurve të Afrim Tovërlanit ishte skuadra elitare e Iranit, Tractor FC, me buxhet prej 10 milionë euro në vit, teksa pas një loje interesante rezultati mbeti i pandryshuar (0:0).

Edhe në këtë ndeshje Kosova U21 pati paraqitje të mirë, teksa u aktivizuan të gjithë lojtarët që janë në grumbullim.

Merret vendimi, Ferizaj eliminohet nga Kupa e Kosovës

Anglia spektakolare, e nis Botërorin me fitore të thellë ndaj Iranit