Kosova U21 sonte përballet me Gjermaninë U21 në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbres për herë të dytë në fushë në muajin shtator.

Pas humbjes 3-0 nga Polonia të premten mbrëma, Dardanët do të përballen me Gjermaninë U21 në ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje është për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe dy ekipet përfaqësueses ndodhen në Grupin D.

Kosova pas dy ndeshjeve ka tre pikë në pozitën e dytë, derisa Gjermania ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Mysafirët janë favorit të mëdhenj ta fitojnë këtë duel, por djelmoshat e Afrim Tovërlanit në këtë duel futen për të shkaktuar befasi.

Dueli mes Kosovës U21 dhe Gjermanisë U21 fillon nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Gazeta Olle/

Dita e ndeshjes, Kosova kërkon tre pikët në udhëtim te Rumania

Mbrojtësi i Rumanisë lëndohet para duelit me Kosovën