Ndeshja luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nga ora 19:00 dhe Dardanët shpresojnë në fitore e cila do të ishte e dyta në këtë cikël kualifikues.
Ndeshja për ata që nuk do kenë mundësi të jenë prezent në shkallët e stadiumit do të transmetohet në Artmotion.
Përzgjedhësi Nees ka thënë se përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.
Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret.
Shqipëria në pesë ndeshje të luajtura ka tubuar nëntë pikë dhe është e treta në tabelë, ndërsa Kosova e pesta me katër ndeshje të luajtura dhe tri pikë të tubuara.