Kosova U21 nis përgatitjet për Çekinë U21, Challandes i ndjek nga afër stërvitjet

Përfaqësuesja e Kosovës U21 i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023 kundër Çekisë, në.

Duelin e parë Dardanët U21 e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 tetor, derisa përballja e dytë luhet në Ceske Budojevice më 12 tetor.

Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt në Hajvali, futbollistët dardanë punuan me përkushtim të madh për më shumë se 1 orë e gjysmë, derisa u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve dhe do t’i gëzohen fitores së dytë në këtë fushatë kualifikuese.

Edhe përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ishte i pranishëm në seancën stërvitore të dardanëve të rinj.

Suchoparek i Çekisë U21: Ndaj Kosovës U21 nevojitet përqendrim

Florian Marku nderohet në vendlindje