Kosova U21 merr një pikë në udhëtim te Bullgaria

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U21 ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Evropianin e të rinjëve.

Kosova kaloi në avantazh shumë herët, më saktë në minutën e tetë ku protagonist kryesor ishte Ardit Tahiri i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ata nuk u zmbrapsën pas golit të shënuar dhe patën një mundësi tjetër shënimi në minutën e 30-të por goditja e Arian Llugiqit u ndal nga portieri vendas.

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati më raste të mira shënimi dhe dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të Kosovës.

Në pjesën e dytë pati një iniciativë të lehtë të vendasve të cilët u vunë në kërkim të golit të barazimit.

Bullgaria gjeti rrugën e rrjetës krejt në fund të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 92-të përmes Jelenkovic.

Tanët paraprakisht ishin me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Andi Hotit me karton të kuq në minutën e 82-të.

Pas këtij barazimi Kosova tani ka tri ndeshje radhazi pa fitore në grupin D dhe mban pozitën e katërt në grup me po aq pikë, pesë më pak se lideri Polonia që ka nëntë sosh.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan pikërisht ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”, sfidë kjo që do të zhvillohet pas një muaji.

Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Bullgarisë

Dorian Krasniqi, futbollisti që nga Anglia erdhi në Kosovë te skuadra e Rilindjes