Kosova U21 sot do të përballet në udhëtim kundër Polonisë U21 në “Orlen Stadion” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” me fillim nga ora 20:00.
Dardanët e rinjë kanë aktualisht tri pikë në Grupin D, pas fitores në shtëpi kundër Estonisë me rezultat 2:0.
Ndeshja e radhës për Kosovën U21 luhet katër ditë më vonë(12 shtator) kundër Gjermanisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
KosovaU21 gjendet në grup me:Poloninë U21,Gjermaninë U21,Izraelin U21,Bullgarinë U21 dhe Estoninë U21.