Kosova U21 ka marr një fitore bindëse si mysafir i Andorrës U21 me rezultat 3-0

Kosova U21 ka marr një fitore bindëse si mysafir i Andorrës U21 me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të besuarit e Albert Bunjakut edhe pse nuk kanë më gjasa për të kaluar tutje, dëshirojnë të tubojnë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura.

Përbllja u zhbllokua me një gol të Valmir Verliut në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për shpresat  dardane, që shënuan dy herë brenda pak minutash.

Leart Sadriu shënoi në minutën e 52-të për 2-0.

Pas dy minutash rrjetën e gjeti edhe Kreshnik Krasniqi që shënoi për 3-0.

Aktualisht Kosova me 11 pikë mban vendin e tretë në renditje, pas Anglisë dhe Çekisë. /Telegrafi/

Karateisti Valdrin Rashiti që ka hapur qendrën e parë CrossFit në Gjilan, ka trajnuar edhe futbollistë të klubeve të mëdha evropiane

Gjilani dhe Llapi, mund të përballen me dy skuadrat nga Kategoria Superiore në Ligën e Konferencës