Ndeshja zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes. Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator.
Gjashtë futbollistë të ftuar nga Nees luajnë në Kosovë, katër prej tyre në Superligë: Bujar Pllana (Feronikeli), Valmir Veliu (Llapi), Flamur Gashi (Malisheva) dhe Ardit Tahiri (Drita).
Ndërsa Egzon Bislimi (Ramiz Sadiku) dhe Albion Pllana (Trepça ’89), luajnë në Ligën e Parë.
I ftuar është edhe Leard Sadriu i cili luan për Skënderbeun në Shqipëri.
Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë në Evropë. /Gazeta Olle/