Kosova U21 arrin në Londër, të martën përballet me Anglinë

Kosova U-21 ka mbërritur në Londër, derisa të martën do të përballet me Anglinë U21.

Në orën 19:00 sipas kohës lokale, Dardanët e rinj do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në “MK Stadium” në të cilin edhe do të zhvillohet ndeshja e nesërme kundër Anglisë.

Stërvitja e sotme do t’u shërbejë futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për takimin e nesërm.

Ndërsa ndeshja në mes shpresave te Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet ditën e martë (nesër) nga ora 21:00.

/Gazeta Olle/

Federata greke falënderon FFK-në për mikpritjen e ngrohtë

Federata greke falënderon FFK-në për mikpritjen e ngrohtë