Kosova U20 sonte përball Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik te volejbollit

Kombëtarja U20 e Kosovës në volejboll, sonte me fillim nga ora 20:00, do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik që luhet në Shqipëri, pikërisht kundër vendit nikoqir, Shqipërisë.

Djelmoshat “Dardanë” në këtë takim futen të inspiruar pas fitores bindëse, 3-0, kundër Maqedonisë së Veriut, të zhvilluar ditë më parë.

Kosova është pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, së bashku me Shqipërinë dhe Turqinë.

Ferizaj suspendon futbollistin e padiciplinuar Elbasan Thaqi si dhe e dënon me një shumë financiare

Arbnor Muja tregon se pse nuk po aktivizohet te Antwerpi