Kosova U20 në volejboll po përgaditet për garat e EuroVolley

Kombëtarja e Kosovës U20 (F) ka filluar përgatitjet në prag të ndeshjeve që e presin në raundin e dytë kualifikues të CEV EuroVolley.

“Dardanet” e drejtuara nga strategu turk Ali Bahadur Aksoy, po zhvillojnë grumbullimin në Skenderaj.

Trajneri turk, i asistuar nga dy trajjerét kosovarë Ylli Kadriu e Dardan Husaj, do të mundohen të punojnë në komponimin sa më të mirë të Kombëtares.

Kosova ndeshjet kualifikuese të grupit i zhvillon në Sllovaki, ku krahas nikoqirit, bën gara edhe me Greqinë e Spanjën. Ndeshjet zhvillohen nga 5-7 prill 2024.

FVK i ka uruar shumë sukses stafit dhe vajzave në sfidat e tyre kualifikuese për CEV U20 EuroVolley. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Pool B in SVK GREECE KOSOVO SLOVAKIA SPAIN"

Rahoveci siguron ‘Play-Off’-in, por dëshiron edhe fitoren e 22-të radhazi

Prishtina nuk do të luajë për vendin e tretë në Ligën Unike, ka një arsyetim për këtë vendim