Kosova U20 me përbërje të re, synon rezultate pozitive

Kosova U20 në konkurrencën e femrave shpreson në rezultate pozitive në garat evropiane që janë afër.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021.

Basketbollistet e reja janë duke u përgatitur dy herë në ditë për paraqitje sa më të mira.

Mosha mesatare në ekipin e Kosovës U20 është 17.66 vjet, që tregon se kanë një ekip shumë të ri dhe që premtojnë për të ardhmen.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Furkan Saglik, ka thënë se synojnë paraqitje të mira, por edhe të rritin profesionalisht lojtaret që ato të jenë të gatshme për Përfaqësuesen A.

Ndërkohë, gjatësia mesatare në ekipin e Kosovës është 183 centimetra.

Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Ekipi i Kosovës përbëhet kryesisht nga lojtare që luajnë në Kosovë, por edhe Astera Tuhina që luan në Spanjë, Dea Pushkolli në SHBA dhe Tringa Ukaj në Suedi. Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Djellza Dekaj gjithashtu janë duke u stërvitur me Kosovën A.

/Gazeta Olle/ 

 

Malisheva siguron shërbimet e mbrojtësit të njohur

Gjest i madh nga Llapi para nisjes në Shkup, skuadra bëri homazhe tek varri i presidentit legjendar Fadil Vokrri