Kosova u19 zhvillon miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kampionat Evropian

Kombëtarja e Kosovës U19 do ta luajë miqësoren e radhës kundër Lihtenshtajnit, e cila do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, me 23 shtator, me fillim nga ora 16:00.

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Adil Maliqi ka ftuar 20 futbollistë për këtë miqësore, dhe grumbullimi i tyre do të fillojë me 20 shtator, të cilët do të jenë në dispozicion për dy stërvitje, më 21 e 22 shtator, në orën 16:00.

Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Maliqi për ta përgatitur ekipin me të cilin do të paraqitet në kualifikimet për Kampionatin Evropian në muajin nëntor.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupit 7, bashkë me Ukrainën, Sllovakin dhe Maltën.

 

Rashica flet për kalimin te Besiktas: Dua ta fitoj titullin kampion

Supergoli i Jasir Asanit shpallet më i miri i xhiros