Kosova U19 përballë Turqisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, sot me fillim nga ora 15:00 takohet me favoritin e këtij Kampionati Ballkanik që po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë, në sfidën më të vështirë të Grupit A.

Vashat e Lorik Ilazit kanë punuar intensivisht para dhe gjatë këtij kompeticioni, derisa në përballjen e parë kundër Rumanisë treguan paraqitje të mirë, pavarësisht disfatës me rezultat 3-1.

Sidoqoftë, kundërshtari i sotëm, Turqia, është një prej rivalëve më të fortë jo vetëm të grupit por gjithë Kampionatit, andaj kjo do të shërbejë si ekstra motiv për ‘Dardanet’ që të tregojnë paraqitje sa më të mirë.

Ndeshja tjetër e Grupit A luhet mes Rumanisë dhe Bullgarisë me fillim nga ora 17:30.

 

Fanella e Michael Jordan shitet rreth pesë milionë dollarë

Kombëtarja U18 shfaq më shumë, por mposhtet nga Turqia