Kosova U19 nuk i reziston Spanjës, por ende ka gjasa

Kombëtarja U19 e Kosovës është ka humbur 2:1 nga Spanja, në ndeshjen që u zhvillua në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Grupit 1 të raundit elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian që në këtë verë organizohet në Irlandën e Veriut.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Elion Bujupi në minutën e 79-të.

Po ashtu, merita që Kosova nuk pranoi më shumë gola pati portieri Erion Avdija, i cili pati paraqitje fantastike.

Më 26 mars, Kosova e luan ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë, derisa Spanja ballafaqohet me Austrinë. Ndeshja direkte përcaktojnë vendin e parë. /Gazeta Olle/

Gazeta zvicerane shkruan për Dritën: Mirëdita, klubi i vendlindjes së Shaqirit

Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitjet për duelin ndaj Suedisë