Kosova U19 në kërkim të pikëve të para pret Uellsin – formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës U19 pret Uellsin U19 në kuadër të ndeshjes së tretë në Grupin 10 për kualifikimet e Euro U19.

Dardanët e rinj kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, teksa tani kërkojnë pikët e para.

Përfaqësuesja e udhëhequr nga Ramiz Krasniqi pësoi humbje nga Norvegjia dhe Gjeorgjia.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë që pritet të fillojë nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Kosova U19: Ajeti, Xhemaili, Shabani, Spahiu, Morina, Ademi, Shala, Neziri, Mjekiqi, Fazliu, Bunjaku.

Uellsi U19: Beach, Davies, Baker, Williams, Jones, Hughes, Raymond, Popov, Lannin-Sweet, Viggars, Harris. /Gazeta Olle/

Robin Krasniqi flet pas humbjes: Luftën e fitova, e munda përsëri kundërshtarin – ndërsa titullin e humba

Tronditet Shqipëria, një tjetër yll i Kombëtares dyshohet se është me COVID-19?