Kosova U19 mëson kundërshtarët e grupit në Elite Round

Shorti i raundit elitar përcaktoi shtatë grupe për mini-turnetë që do të luhen në pranverë 2024.

Në raundin elitar të kampionatit evropian U-19 të UEFA-s janë tërhequr shtatë grupe për mini-turnetë në një vend që do të luhen nga 18 deri më 26 mars.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 është shortuar në Grupin 1, ku do të ketë tre kundërshtarë të vështirë.

Dardanët e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi në ‘Elite Round’ do të ndeshen me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë. /Gazeta Olle/

Më 9 dhjetor mbahet Kuvendi i Shoqatës së Trajnerëve

Prokuroria pa mëshirë ndaj Pogba, kërkon katër vite pezullim për francezin