Kosova U19 me paraqitjen më të mirë në Evropian, humb në fund nga Mali i Zi

Loja e Kosovës U19 sa shkon e përmirësohet në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Djemtë e trajnerit Taib Kabashi të enjten ishin rivalë të barabartë me Malin e Zi, ndërsa vetëm në aksionet e fundit malazezët kanë arritur te fitorja.

Ndeshja përfundoi me rezultat 30:26 për Malin e Zi që kështu në gjysmëfinale kalon si fitues i grupit A. Kosova e ka humbur ndeshjen e tretë rresht dhe tani luan për plasman. Fillimisht të shtunën takohet me Luksemburgun.
Paraqitja e djemve tanë ndaj Malit të Zi ishte dukshëm më e mirë se ndaj Turqisë e Holandës. Kjo është dëshmi që Evropiani është përvojë e domosdoshme dhe shumë e suksesshme për Kosovën U19.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:11 në të mirë të Malit të Zi. Por Kombëtarja jonë nuk u dorëzua dhe u mbajt në lojë në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të rezultati u afrua në 26:24 e më pas edhe në 27:25 e 28:26. Mungesa e përvojës ndikoi që të lëshohen raste të mira për ta ngushtuar epërsinë në vetëm një gol. Madje Kosova i kishte disa mundësi të tilla. Në fund Mali i Zi shënoi edhe dy gola për të fituar 30:26.

Menot Pozhegu i kishte 9 pritje, ndërsa nga 6 gola i shënuan Ermal Dukaj e Ardin Berisha. Dukaj i kishte 10 tentime, kurse Berisha, njëri prej bartësve të lojës, i kishte 19 tentime. 4 gola nga 7 tentime i shënoi Arjanit Murseli, ndërsa me gola kontribuan edhe Ajdin Gashi, Jon Vokshi, Ermir Januzi e Dardan Ramadani.

 

Ndryshon rregulli nga FFK, tani do të jenë 20 futbollistë në protokoll

Liridon Latifi zbulon pse vendosi të kthehej në Superiore