Të besuarit e Ramiz Krasniqit nga tri ndeshje gjithsej, kanë marr po aq humbje duke e mbyllur një fushatë të dështuar.
Në ndeshjen e fundit Kosova pësoi humbje me rezultat 3-0 ndaj Uellsit.
Uellsianët mbyllën pothuajse ndeshjen në pjesën e parë, duke shënuar dy herë.
Caleb Hughes shënoi nga penalltia në minutën e 16-të për 1-0, ndërsa Luke Harris shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë për 2-0.
Përzgjedhësi Krasniqi bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, por nuk sollën fryte.
Hughes shënoi edhe një herë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 3-0.
Gjeorgjia U19 e mbyll grupin si lider me 7 pikë, ndërsa tutje kaloi edhe Norvegjia me 6 sosh.