Që në nismë dardanet kishin përballë favoriten më të madhe të Evropianit në Shkup, Holandën.
Holandezet kanë dominuar plotësisht që nga fillimi dhe në fund rezultati ishte 53:14 në të mirë të Holandës.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 30:6. Përkundër përpjekjeve, vajzat tona shfaqën fare pak ndaj holandezeve që ishin dominante edhe sa i takon gjatësisë, por edhe përvojës.
Në lojën e Kombëtares tonë nuk ka funksionuar gati asgjë. Natyrisht kanë ndikuar mungesat që kishim dhe lëndimet e lojtareve si ai i Melisa Mulajt e Alma Nivokazit.
Tani Kombëtares i mbetet të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme që është menjëherë nesër nga ora 18:00 ndaj Ishujve Faroe.
Shpresat janë për paraqitje dukshëm më të mirë se ndaj Holandës. Nuk pritet të mungoi angazhimi nga vajzat që e kanë pranuar rëndë rezultatin e takimit të parë.