Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë në turneun memorial në Maqedoni të Veriut

Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës sot, me fillim nga ora 17:30, do të zhvillojë ndeshjen e dytë të turneut memorial ndërkombëtar, “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”, në Krushevë, kundër Kombëtares seniore të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se vashat e Lorik Ilazit ditën e djeshme, e enjte, zhvilluan një ndeshje kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto përballje po konsiderohen si mundësi e mirë nga trajneri Lorik Ilazi për të kuptuar më shumë rreth formës së ekipit, para sfidës së vërtetë në Kampionatin Ballkanik, mes datave 10-14 gusht.

 

Ngacmimet dhe abuzimet seksuale, Premier League nis trajnimet e lojtarëve

Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë