Kosova U19 (femrat) nesër luan ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro2022

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ndodhet në Poreç të Kroacisë, ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022.

Pas suksesit të arritur me Kombëtaren U17, ku arriti që nga Liga B të kalojë në Ligën A të kualifikimeve, përzgjedhësi Kushtrim Munishi tani synon që një sukses të tillë ta arrijë edhe me Kombëtaren U19.

Gjatë ditës së sotme Dardanet U19 e kanë mbajtur stërvitjen e dytë në Poreç, teksa të nesër do ta zhvillojnë duelin e parë ku do të përballen me Letoninë, në orën 11:00.

Më pas futbollistet tona të reja do të takohen me Lihtenshtajnin, më 22 tetor, derisa ndeshjen e fundit e luajnë kundër Kroacisë, më 25 tetor.

Kalimin në Ligën A (raundi i dytë kualifikues) e siguron ekipi që renditet i pari, derisa tutje kalon edhe ekipi më i mirë i vendit të dytë nga të gjashtë grupet e Ligës B.

Kombëtarja e Kosovës në këto kualifikime përbëhet nga 20 lojtare, 14 prej të cilave janë nga kampionati vendor dhe 6 nga klubet evropiane.

Nuhiu para ndeshjes me Feronikelin: Futbollistët janë gati të japin më tepër se maksimumin

Zyrtare: Vëllaznimi emëron trajnerin e përkohshëm