Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025.
Përzgjedhësja e Kosovës, Albina Rrahmani tanimë ka publikuar edhe listën me futbollistet e ftuara për këtë sfidë.
Kosova U19 femrat do t’i luaj tri ndeshje brenda gjashtë një jave, ku e para luhet ndaj Gjermanisë në Duisburg të mërkurën e 27 nëntorit.
Më pas Kosova do të përballet më 30 nëntor ndaj Danimarkës dhe tre ditë më vonë ndaj Greqisë.
Dardanet U19 janë pjesë e grupit A1 me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë.