Kosova u18 pëson humbjen tjetër, kësaj radhe nga Maqedonia e Veriut

Volejbollistët e Përfaqësueses U18 të Kosovës kanë regjistruar edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Të premten mbrëma, Kosova U18 pësoi nga Maqedonia e Veriut 3:0 në sete në ndeshjen e luajtur në Strumicë.

Setin e parë, Maqedonia e Veriut e fitoi me rezultatin 25:19, ndërsa në të dytin Kosova nuk mori më shumë se 18 pikë, përpara se të tretin ta humbë me shifrat 25:19.

Për “Dardanët” e rinj kjo ishte ndeshja e fundit e fazës grupore dhe disfata e dytë, pasi të enjten pësuan me rezultatin identik në sete nga Greqia.

Kosova U18 përfundoi e fundit në Grupin A pa pikë.

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj

Ronaldo për transferimin në Arabi: Jemi një ligë më e fortë se ajo e Francës