Kosova u18 nis grumbullimin e parë, ftohen 34 lojtarë nga klubet kosovare

Kombëtarja e Kosovës u18 në hendboll, gjatë janarit do t’i zhvilloj ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.

Në kuadër të përgatitjeve për këto kualifikime, Dardanët e rinjë do ta kenë grumbullimin e parë të premten në Istog.

Të ftuar janë plot 34 lojtarë të klubeve kosovare. Gjatë kësaj kohe do të bëhen testime të ndryshme që do të shërbejnë për përzgjedhjen e ekipit final. Planifikohet që Kombëtarja u18 të ketë grumbullime të shkurtra çdo dy javë.

Ndërkohë prej 19 deri më 22 dhjetor, ekipi do të paraqitet në një turne ndërkombëtar në Belgjikë. Pjesë e turneut do të jenë përveç Belgjikës edhe Luksemburgu dhe Polonia.

Të premten në Istog, lojtarët e rinj do të punojnë nën urdhrat e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi.

Kosova garon për kualifikim në Kampionat Evropian bashkë me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. /Gazeta Olle/

Besa Famgas dhe Trepça përfundojnë rrugëtimin evropian, rikthehen në sfidat kampionale

Batatina: Ka përfunduar projekti final për stadiumin “Zahir Pajaziti”