Kosova U17 shumë e fortë, e mposht me rezultat tenistik Malin e Zi

Kosova ka mposhtur Malin e Zi edhe në miqësoren e dytë me rezultat bindës, 6:0.
Dardanet të motivuara nga fitorja e parë, dhanë maksimumin në fushë duke siguruar rezultat tejet pozitiv.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit edhe në këtë ndeshje dominuan qysh nga fillimi, derisa rrjetën e portës kundërshtare arritën ta tundin në minutën e 22-të, kur shënoi Krenare Kelmendi për 1:0.

Misioni i Dardaneve nuk përfundoi me kaq, pasi të përkushtuara dhe të etura për rezultat më të thellë, shënuan sërish në minutën e 30-të kur nga gjuajtja e lirë për 2:0 realizoi Olsa Maqastena.

Pesë minuta më vonë porta e kundërshtarit u pushtua sërish. Agnesa Krasniqi shënoi golin e fundit të pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultat 3:0.

Performancë të njejtë Kosova pati edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të Loela Ahmeti realizoi golin e katërt.

Goli i pestë me radhë erdhi nga penalltia ku saktësia e Bora Bajramit i shtoi motivin skuadrës, e veçanërisht Altuna Francajt e cila vetëm gjashtë minuta më vonë realizoi golin e 6-të njëherit të fundit për këtë takim.

Kosova në dy miqësoret kundër Malit të Zi shënoi 11 gola derisa nuk pranoi as edhe një nga kundërshtari.

Kjo përgatitje dëshmon që Dardanet janë gati për ndeshjet kualifikuese të cilat zhvillohen në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit në Shqipëri.

Zbulohen prapaskenat, Hysaj pati një përplasje me trajnerin në dhomat e zhveshjes

Shumë derbi në dy grupet A dhe B, orari i xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës