Kosova u17 pëson humbje minimale nga Shqipëria

Kombëtarja shqiptare u17 triumfoi 2-1 në miqësoren e parë me Kosovën u17, që u luajt në stadiumin “Kukës Arena” 

Pjesa e parë, për ekipin e drejtuar nga trajneri Behari përfundoi me avantazhin e Kosovës 0-1. Dardanët zhbllokuan takimin në minutën e 25-të me Fation Haxhiu.

Gici ishte vendimtar duke barazuar rezultatin 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, 89-tën, ndërsa përmbysja erdhi në minutën e tretë shtesë me Halilin.

Të dyja skuadrat do të zhvillojnë sërish një tjetër ndeshje miqësore dy ditë më pas, më 16 tetor, po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.

Këto teste janë të rëndësishme për dy ekipet, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. /Gazeta Olle/

Blin Kuka kalon në gjysmëfinale të Kupës Evropiane (VIDEO)

Vedat Muriqi i gatshëm për Mallorcën