Kosova U17 kalon në ‘Elite Raund’ pas fitores ndaj Ishujve Faroe

Kosova U17 ka arritur një sukses të madh të martën pasdite në Austri, ku ka triumfuar përballë Ishujve Faroe me rezultatin 1-0, në kuadër të fazë së parë kualifikuese për Kampionat Evropian që do të mbahet në vitin 2022.

Pas kësaj fitoreje, “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Arsim Bazi janë kualifikuar në “Elite Round”.

Golin që pati vlerën e tri pikëve për Kosovën e ka shënuar Arjol Bllaca në minutën e 59-të.

Kosova mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 87-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Alpi Shahini.

Me 6 pikë pas tri ndeshjeve, Kosova U17 kualifikohet në raundin tjetër nga pozita e dytë.

Në vendin e parë përfundoi Sllovenia U17 me nëntë pikë. Të gjitha ndeshjet e grupit të nëntë kualifikues janë zhvilluar në Austri.

Kosova U17 ka mposhtur Austrinë U17 me rezultatin 1-0, ka pësuar nga Sllovenia U17 me rezultat 1-0, ndërkohë fitorja ndaj Ishujve Faroe 1-0, konfirmoi kalimin tutje.

Kjo është hera e dytë që Kosova U17, pasi vite më parë nën drejtimin e Besnik Kollarit kishte arritur një gjë të tillë.

Incidente para ndeshjes, tifozët e Kombëtares përplasen me tifozët e Polonisë (VIDEO)

Presidenti Ademi përgëzon Dardanët U17 për kualifikimin në “Elite Round”