Kosova u17 fiton ndeshjen dhe kualifikohet në finale

Kombëtarja e Kosovës u17 për vajza në hendboll është kualifikuar në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.

Vajzat shënuan fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në gjysmëfinale me rezultat përfundimtar 28:19. Ndeshja u zhvillua të shtunën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë ku Dardanet kontrolluan ndeshjen që në pjesën e parë e cila përfundoi 14:9.

Andra Uglani shkëlqeu me tetë gola për Kosovën, ndërsa pesë i kishte Arona Krasniqi. Sara Gjergjaj e Sirena Haxhajin i kishin nga katër, shkruan Gazeta Olle.

Gjyshmëfinalja tjetër mes Bullgarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës përfundoi me rezultat 23:28 që nënkupton se finalja e cila zhvillohet të dielën luhet mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. /Gazeta Olle/

Ronaldo nuk e mendon pensionimin, shpreson të luaj në Evropian

Granit Xhaka, lojtari me fanellën më të shitur te Leverkuseni