Kosova u17 është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese evropiane

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave u17, ka nisur përgatitjet për ndeshjet që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Suedia 2024”.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon të martën në orën 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” kundër Armenisë, për të vazhduar me ndeshjen e radhës kundër Gjeorgjisë me 7 tetor nga ora 12:00, dhe në orar të njejtë pas dy dite (9 tetor) kanë derbin e fundit me Maqedoninë e Veriut.

Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi ka thënë se synimi i Kosovës është ta fitojë grupin dhe të promovohet në Ligën A, derisa shpreson se ekipi që drejton do të paraqitet mirë.

“Besoj se kemi potencial dhe një grup të vajzave shumë të mira me të cilat punojmë që dy vite. Ne po përgatitemi për ta fituar grupin dhe ky është synimi ynë. Shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e publikut, duke qenë se luajmë në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.

FFK është mikpritëse e turneut kualifikues të Grupit B1 në Ligën B, ku marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Armenia. Në Ligën B ekipet luajnë për t’u ngjitur në gjashtë grupet e Ligës A, ku fituesit e grupeve dhe skuadrat e pozitave të dyta me bilancin më të mirë në ballafaqimet kundër ekipeve të para dhe të treta në grupet e tyre promovohen në Ligën A.

 

Derbi me Gjilanin, Vavalis dhe Blerim Krasniqi flasin para përballjes me rivalin lokal

Presidenti Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino