Kosova u17 e pafuqishme ndaj Kroacisë, marrin humbje të thellë

Kombëtarja e Kosovës u17 ka pësuar humbje të thellë nga Kroacia, me rezultat 0:4.

Kjo ishte ndeshja e parë të kualifikimeve për Evropianin 2024 që do të organizohet në Qipro.

Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës pësuan golin e parë nga Patrice Covic, një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë. Vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Dardanët pësuan golin tjetër nga Mislav Cutuk.

Përzgjedhësi Morina ndonëse bëri disa zëvendësime 10 minuta më vonë, duke e futur në lojë Jerlijajn, Rexhepin dhe Hazirin, në vend të Hajdinit, Isajt dhe Pacit, as kjo nuk bëri punë pasi që vetëm katër minuta më vonë, kroatët thelluan epërsinë në 3:0 me golin e Marko Zebic.

Edhe Kroacia u17 aplikoi dy zëvendësime pas golit të tretë, dhe kështu arritën të shënojnë sërish në minutën e 80-të, përmes Ivan Baric, për 0:4 cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Në ndeshjen e radhës Kosova U17 ballafaqohet me Kombëtaren e Anglisë, me 6 nëntor nga ora 12:00.

Gjakova një fitore larg medaljes në Kampionat Evropian

Prishtina e Re triumfon në Shtime dhe vazhdon të jetë lider në Grupin B