Kosova U17 e nis me humbje në ‘Elite Round’

Kosova U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17.

Dardanët e rinj u ndeshën me Ukrainën nga e cila pësuan humbje me rezultat 0:2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë derisa djelmoshat e trajnerit Arsim Abazi disa herë u treguan të rrezikshëm, por ja që në pjesën e dytë pësuan një dy gola të cilat edhe e vendosën ndeshjen.

Të kujtojmë se në Grup me Kosovën përveç Ukrainës janë edhe Italia e Polonia.

Muriqi humb ndeshjen me Barcelonën

Nazmi Gripshi, “magjistari” që në momentet vendimtare po tregon formë të lartë dhe po udhëheq Ballkanin drejt titullit të parë në histori