Kosova u16 mëson kundërshtarët në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja u16 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të grumbullohet më 19 shkurt për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionati Mesdhetar është prej 25 shkurtit deri më 3 mars, ndërsa do të jetë shumë i fortë. Nëntë ekipe kombëtare, duke përfshirë disa superfuqi të këtij sporti, do të jenë në Mesdhetar.

Kroacia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Për vajzat tona, që për herë të parë do të kenë një aktivitet ndërkombëtar, Mesdhetari do të jetë përvojë e rëndësishme.

Më 26 shkurt, Kosova u16 luan me Kroacinë dhe Malin e Zi. Një ditë më pas luan me Spanjën e Turqinë. Më 28 shkurt, vajzat kanë ndeshje me Sllovakinë, ndërsa më 29 shkurt me Rumaninë dhe Slloveninë. Me 1 mars, dardanet luajnë me Italinë.

Ndonëse një kampionat shumë i fortë e sfidues, Mesdhetari do të jetë përvojë e jashtëzakonshme për këtë gjeneratë të hendbollisteve premtuese. /Gazeta Olle/

Trajneri i Lille, Fonseca: Zhegrova është pjekur e zhvilluar, por unë pres edhe më shumë nga ai

Lojtari i momentit te Lille, Fonseca tregon sekretin e formës së Edon Zhegrovës: Tani dua vazhdimësi nga ai