Kosova U16 me fitore bindëse ndaj Kazakistanit

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Durrës.

Dardanet e reja arritën të shënojnë fitore bindëse ndaj Kazakistanit, me rezultat 3:0.

Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi patën paraqitje shumë të mirë dhe e dominuan ndeshjen gjatë tërë kohës dhe për asnjë moment nuk e vurën në pikëpyetje fitoren në këtë takim.

Rezultatin e zhbllokoi Ema Kërqota, në minutën e 7-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi Bardha Mahmuti, në minutat 14 dhe 74.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon pas dy ditësh kundër Shqipërisë, derisa këtë turne e mbyll me ndeshjen kundër Malit të Zi, që luhet më 8 maj.

Ky turne do t’i shërbejë përzgjedhësit Munishi si parapërgatitje për kualifikimet e tetorit për Kampionatin Evropian 2022 me gjeneratën U17.

Nuhiu: Do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe t’i bëjmë krenarë tifozët tanë

Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël hendbolli