Kosova U15 fiton miqësoren e parë kundër Shqipërisë U15

Kombëtarja e Kosovës U15, e përbërë nga futbollistë të gjeneratës 2008 të përzgjedhur nga projekti “Elite Youth Development U15”, ka shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U15.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Kukës Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:1 në të mirë të Dardanëve të rinj. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e realizuar nga Blini, në minutën e 15-të.

Megjithatë, me kalimin e minutave të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit reaguan dhe arritën të barazojnë rezultatin me golin e Rin Ahmetit, në minutën e 27-të.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë. Në vazhdim Kosova e nisi më mirë ndeshjen, kur Rin Ahmeti depërtoi në zonë dhe përfitojë një penallti, të cilën në gol e shndërroi Enkel Ramiqi.

Në minutat e mbetura të ndeshjes djelmoshat e Nallbanit e menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan të barazohen shifrat.

Ndeshjen e dytë miqësore këto dy ekipe e zhvillojnë të shtunën po ashtu në Kukës. Këtu dy miqësore i shërbejnë të dy ekipeve për të testuar lojtarë, që në të ardhmen do të jenë pjesë e ekipit kombëtar.

Rey Manaj përfundon bashkëpunimin me Spezian, rikthehet te Barcelona

Duka kërkon hapjen e basteve sportive, Kushi: Përjashtojmë kategorikisht katrahurën e basteve sportive