Kosova U14 do të grumbullohet sërish

Kosova U14 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet sërish.

Stërvitjet do të mbahen më 8 Prill në palestrën “Don Bosko” nga ora 11:00. Ky është edhe një grumbullim i radhës nga U14, ku trajneri Valentin Spaqi është duke parë nga afër formën e tyre, në mënyrë që t’i përzgjedh lojtarët më të mirë të kësaj grupmoshe.

Grumbullimi do të bëhet në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.