Kosova U-21 arrin në Dublin, ja më çfarë po përballen djelmoshat tanë (FOTO)

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës U21 ka mbërritur sot në mesditë në Dublin pas një udhëtimi prej më shumë se pesë orësh dhe është akomoduar në hotelin “Maldron”.

Ndërkohë në orët e pasdites është mbajtur një seancë e lehtë stërvitore nën reshjet e shiut dhe temperatura dukshëm më të ulëta në krahasim me ato në Kosovë.

Megjithatë, përkundër lodhjes nga udhëtimi tek djelmoshat e Përfaqësueses U21 u pa një entuziazëm dhe vullnet i madh për punë, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për sfidën e së shtunës kundër Irlandës.

Gëzon fakti se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime gjatë tri stërvitjeve të mbajtura deri më tash që nga grumbullimi në Prishtinë.

rafo 1 rafo 2