Kosova U-18 hyn në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë

Kombëtarja U-18 e Kosovës në beach vollej, konkurrenca e femrave, ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian U-18, që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Vashat tona Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari sot mposhtën Turqinë U-18 2:0 në sete (21:13 dhe 21:15).

Me këtë fitore, ato hynë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë, sukses ky më i madhi ndonjëherë në beach volleyn tonë.

Iu urojmë fat dhe suksese edhe në ndeshjen tjetër që luhet sot, atë ndaj Zvicrës.