Kosova U-16 publikon listën e 12 basketbollistëve për FIBA European Challenger

Nga 16 deri më 21 Gusht do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia, njofton FBK.

Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian.

Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, kurse të premten do të pushojnë.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja ka shpallur 12-shen përfundimtare: Jon Ismali, Rron Dahsyla, Norik Binqe, Eris Zeneli, Orges Shatri, Dren Kastrati, Drinor Gërxhaliu, Don Shehu, Flon Kastrati, Lum Zeqiri, Arlind Konjuhi dhe Edin Bacevac.

Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kjo është edhe një ngjarje madhore që i besohet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi më herët ka organizuar Divizionin C për meshkuj U18 më 2018, Divizionin B për femrat U20, si dhe ‘Bubble’ në muajin shkurt, ku ishin pjesëmarrëse Kosova, Luksemburgu, Islanda dhe Sllovakia.

Llapi me kushte fantastike për edicionin e ri – ja si duket stadiumi “Zahir Pajaziti” në fazën finale para mbjelljes së barit natyral

Ndahen përfundimisht Oriola dhe Erosi? Futbollisti e ‘thumbon’ publikisht