Vashat kosovare në hendboll janë deklasuar nga Serbai me rezultat të thellë 40:12.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U- 19 për vajza është turpëruar nga Serbia, pasi është mposhtur me 28 pikë diferencë 40:12.
Vashat kosovare për asnjë moment nuk kanë qenë të denja në këtë takim dhe kjo u pa që në pjesën e parë, e cila përfundoi me rezultat 19:06.
Në pjesën e dytë kosovaret vazhduan me ritëm të njëjtë ku shënuan sërish 6 pikë, ndërsa serbet 21 pikë.
Kjo nuk është ndeshja e fundit për Kosovën, pasi do të luaj edhe kundër Rumanisë dhe Sllovakisë.